Nga spitali Pediatrik në QSUT prindërit e Ildisit, foshnjës tre muajsh ishin në një lidhje direkte me studion e “Shqiptarët për shqiptarët”. Për ditë të tëra ata enden korridoreve të pediatrisë, e ëma e tij Loresa duke lotuar se gjendja e djalit është e rëndë pasi sapo e kishte vizituar dhe kishte komunikuar me mjekët pediatër. Foshnja, i cili po trajtohet me oksigjen nuk mund të rezistojë më shumë ditë në këtë gjendje madje atij po i numërohen edhe orët.


“Sa dola nga djali dhe gjendja e tij është e rëndë, nuk po reziston dot më, ju bëj thirrje shqiptarëve me zemër që ai fëmijë të shpëtojë, tani nuk po reziston do i ishte një mrekulli nëse djali nesër do mundej të nisej për në Turqi”, tha e ëma e Ildisit në lidhje direkte nga pediatria në studion e shqiptarëve.

Elvis Naçi shpreson se brenda natës së sotme do të mblidhen paratë e operacionit dhe se i komunikoi Lorisës se kanë marrë kontakte me avionin sanitar për të ardhur që nesër në Rinas pasi koha nuk premton. Gjithçka varet nëse shqiptarët do të grumbullojnë shumën prej 45.000 euro.

“Duhet të bëhemi të fortë, në sot do të merremi me çështjen e djalit tuaj, ne do shpresojmë se gjithçka do shkojë mirë, i kemi lajmëruar avionin sanitar duam që nesër ta dërgojmë në Turqi. Ne kemi kontaktuar me spitalin vetë, ai ka nevojë për kushte shumë më të mira dhe për specialistë të mirë, ne duam që ai të rritet dhe ta shikojë të gjithë të lumtur, duam të bashkohemi sot me shqiptarët që sot atë shumë të madhe ta mbledhim së bashku. Ne duam që djali të behet mirë, herën tjetër që do flasim ne duam ta shikojmë një fëmijë të shëruar, donim të lidheshim me ju për transparencë dhe me publikun, nuk duam që ne t’u lodhim më, puthe djalin nga ne”,-tha Elvisi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb