Prindërit e Joridës nuk mund t’i ndalin dot lotët kur flasin për skoliozën e vajzës së tyre. Operacioni kushton shumë para dhe ata nuk kanë mundësi ekonomike. Me dorën në zemër u bëjnë thirrje shqiptarëve ta ndihmojnë!

Nena E Jorides
Nena E Jorides

“Mos qaj, do të rregullojmë, këta xhaxhat për atë punë kanë ardhur, do bëjnë të pabërën edhe babi bashkë me ta. Vajza vuan nga skolioza para 5 vitesh, rruga më e shkurtër për të shpëtuar jetën e vajzës është vetëm operacioni. Operacioni kushton jashtëzakonisht shumë 25.500 euro. Nuk kemi mundësi për asgjë, tani jemi edhe pa bukë, se i vetmi njeri që punon jam unë në shtëpi por edhe unë tani jam pa punë. Ndonjëherë mërzitem edhe qaj nga dhoma tjetër”, tha Luani, i ati i Joridës.

Ndërkohë, e ema mes lotësh shton se: “Vajza ka dhimbje nuk e merr dot çantën, nuk e ngre dot, thotë më dhemb i gjithë trupi se e vret korseja. Unë nuk ndjej lodhje as mërzitem me vajzën asnjëherë, vetëm dua që vajzën ta shikoj si gjithë shoqet dhe shokët e saj, nuk ndiej lodhje për këtë fëmijë! Na thanë mjekët nëse nuk merrni masa për ta kryer këto operacione atëherë do i bllokohet frymëmarrja. Një operacion bëhet tek legeni, ndërsa pas 10 ditësh bëhet pjesa tjetër e skoliozës. Zoti para ne pas, në çdo mjek që kemi shkuar vajza i ka dëgjuar mjekët, më thotë mami mos më jep gjë me vetë se na duhen lekët për problemin që kam, më thotë vetëm ty mos të të shikoj të mërzitur, ju lutem shqiptarëve më ndihmoni me sado pak mundësi të kenë, po vuaj pesë vjet nëpër spitale”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb