TIRANE-Një 20­vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga prindërit sepse ishe larguar nga banesa që prej datës 31 mars të këtij viti, është gjetur sot në Tiranë, por tashmë me një status tjetër civil, e martuar.
Sipas njoftimit zyrtar për shtyp nga Policia e kryeqytetit, bëhet me dije se më datën 03.04.2015, “u kap shtetasja në kërkim D.P, 20 vjeç, banuese në Lezhë, e shpallur në kërkim më datë 31.03.2014, nga Komisariati i Policisë Lezhë, për largim nga banesa”. Burimet zyrtare deklarojnë se kjo shtetase është shprehur se ka ikur me dëshirën e saj nga banesa, dhe është martuar me shtetasin E.D, me banim
në Tiranë. Pas verifikimit të policisë edhe në gjendjen civile, është vërtetuar se e reja e
ka bërë celebrimin e martesës. Policia e kryeqytetit, për këtë rast ka informuar Komisariatin e Policisë Lezhë, ku këta të fundit, kanë lajmëruar edhe familjarët që e kishin denoncuar
largimin e vajzës.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: