TIRANE- Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet, ku familjarët e të riut me inicialet R.T, e kanë gjetur atë pa ndjenja në dhomën e tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 23-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

INFORMACIONI I POLICISE:
Më datë 24.04.2018, rreth orës 04:10 në rrugën “Xhanfize Keko”, në banesën e tij, është gjetur i vdekur nga familjarët në dhomën e tij, shtetasi R.T., 23 vjeç. Paraprakisht dyshohet për atak kardiak. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb