Ndërsa prindërit ishin të zënë duke bërë një foto-selfie, karroca me të voglin e tyre ka përfunduar në det. Një kalimtar ka parë gjithë skenën dhe ka arritur të shpëtojë fëmijë. Incidenti që përfundoi fatmirësisht pa asnjë dëm, ka ndodhur në lungomaren e Porto Cesareo, në Lecce.

Siç raporton Nuovo Quotidiano di Puglia, prindërit e fëmijës ishin duke u marrë me fotot, kur karroca e lënë pa frena dhe e shtyrë nga era ra në ujërat e Porto Vecchio. Çifti i ri, nuk kishte vënë re asgjë, ndryshe nga një kalimtar që u hodh në det dhe nxori karrocën.

Fëmija, i cili më pas iu nënshtrua një kontrolli nga mjekët e urgjencës që shkuan në vendin e ngjarjes nuk ka pësuar asnjë lëndim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb