Teksa prisnin mes ankthit dhe dhimbjes, tashmë nuk ka dyshime për familjen shqiptare. Prindërit e Klaudia Latës kanë marrë sot lajmin e hidhur se vajza e tyre ndodhet mes viktimave të tragjedisë së Larsisës.
Ata kishin dhënë mostrat e tyre të ADN-së për të bërë të mundur identifikimin e vajzës së tyre, mes trupave të djegur, ndërsa të dhënat përkuan.
Ndërkohë ditën e sotme është organizuar ceremonia mortore dhe i është dhënë lamtumira e fundit 23-vjeçares Efigeni Mitska, e cila është mes dhjetëra viktimave të përplasjes së trenit në Tempe.
Vajza është kthyer me arkivol në vendlindjen e saj, Giannica, ku u bë edhe varrimi i saj.
Ndërkohë rezultojnë edhe dy shtetas shqiptarë të zhdukur dhe mendohet se mund të jenë mes viktimave ende të paidentifikuara të përplasjes.
(BalkanWeb)