Psikologia Anisa Dizdari në një intervistë për “News 24” deklaroi se në këtë periudhë pandemie, një kujdes të vecantë duhet të kenë fëmijët.

Dizdari tha se prindërit duhet që të japin informacion për fëmijët në lidhje me Covid-19, kurse shtoi se të vegjlit duhet që të angazhohen në lojëra, në mënyrë që të shuajnë agresivitetin.

“Fëmijet mund të kenë pasoja nga koronavirusi. Fëmijët përballen me infromacionin dhe prindërit duhet ta seleksionojnë informacionin. Sado realitet i ri e stresant që është, duhet të jepet informacion për fëmijët, në bazë të moshës që ata kanë , patjetër. Fëmijëve iu duhen dhënë përgjigje, por me mënyrën e metodën e duhur.

Duke qenë se fëmijët duan lojëra dhe përralla, prindërit duhet të shfrytëzojnë këto mënyra për t’ju përcjellë informacionin. Prindërit dhe fëmijët në këta ditë duhet të bëhen bashkë, duke luajtur me njëri tjetrin, edhe argëtohen, por edhe të mund të njihen më mirë me njëri tjetrin sesa në përditshmërinë e tyre”, tha Dizdari.

Psikologia nënvizoi se prindërit duhet të jenë tepër të kujdesshëm, që të kapin situatat pa shkuar gjërat në ekstremitete.

“Fëmijët duke qenë të zgjuar, janë përfitues të vegjël kur shikojnë se rreth tyre ka situatë jonormale, shtojnë kapricet dhe herë herë edhe grindjet. Kështu krijohen edhe situata problematike brenda familjes. Prindërit të jenë të kujdesshëm, të kapin situatat pa arritur ekstremin, pa arritur majën, të ndërhyjnë para se kjo luftë të shpërthejë mes vëllezërve, motrave, etj. Mos të krijohet luftë mes prindërit e fëmijës, pasi të jeni të bindur se asnjë palë nuk fiton në këtë luftë”, u shpreh Dizdari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb