Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, në një status në rrjetin social i bën thirrje qeverisë që të ndjekë një tjetër mënyrë për të ndaluar përhapjen e COV-19 në vendin tonë.

Kërpaçi propozon që për testimin me tampon të kenë prioritet personat me sëmundje kronike të mushkërive, të zemrës, diabetit dhe ata që janë mbi 65 vjeç. Kjo mënyrë sipas ish-deputetes së LSI do të shmangte përhapjen e COV-19 dhe njëkohësisht dhe kolapsmin e sistemit tonë shëndetësor.

Përveç propozimeve specifike për situatën, LSI disa ditë më parë propoi dhe 7 pika ekonomike.

 

Statusi i plotë i Floida Kërpaçit

Ditët në shtëpi po kalojnë e shqetësimi i qytetarëve për shëndetin nuk mund të bazohet në batuta “do ta kalojmë pa vënë re”, por të merren masa të menjëhershme.

Ndaj,një sygjerim i vlefshëm për të evituar skenarin më të keq është prioritarizimi i testimit në masë të personave me sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të rënda të zemrës, diabetit, si dhe ata mbi 65 vjeç.

Këto janë dhe grupet e identifikuara botërisht si më të rrezikuarit nga koronavirusi COVID19.

Prej kohësh kemi bërë thirrje qeverisë të zbatojë udhëzimin e Organizatës Botërore të Shendetësisë për testimin në masë të popullatës.

Ky hap u ndoq nga Koreja e cila ka krijuar dhe shembullin e suksesit ndaj koronavirusit me sa më pak përqindje fataliteti.

Çfarë na tregon eksperienca globale e mbrojtjes së shëndetit publik nga koronavirusi është se vetëm masat e izolimit nuk mjaftojnë, ato duhen patjetër shoqëruar me testime dhe gjurmim të personave kontakt me të prekurit për të arritur fitoren finale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb