Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestën nga pedagogët dhe kërkesën e tyre për rritjen e pagave.

Meta thotë se kryeministri Edi Rama refuzon të rrisë pagat e pedagogëve ne vend, pasi sipas tij, prioritet ka inceneratorët, koncensionet, PPP-të, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë.

“Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Qeveria refuzon të rritë pagat për pedagogët dhe profesorët sepse prioriteti i Rilindjes nuk është arsimi dhe studentët, por inceneratorët, koncensionet, PPP-të, rrugët e florinjta dhe tenderat sekretë”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb