TIRANE– Aparatura unike që kuron me rreze kancerin e lëkurës, është dëmtuar. Si pasojë, pacientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, nuk mund të marrin shërbimin kaq shumë të nevojshëm për ta.

Aparatura e orthovoltazhit në Shërbimin Onkologjik është prishur disa ditë më parë, dhe kjo situatë ka ngjallur reagime te pacientët.

Ata shprehen të revoltuar nga kjo situatë e krijuar, duke thënë se shëndeti i tyre rrezikohet nga mungesa e këtij shërbimi.

“Kemi disa ditë që nuk marrim kurën pasi aparatura prishet vazhdimisht e sot nuk ndizet fare. Ministria e Shëndetësisë të mos na lërë të vdesim. Jemi të moshuar dhe të sëmurë rëndë. Vijmë nga rrethet e kemi të pamundur të presim e mos të marrim shërbim. Sëmundja jonë agravon çdo ditë nëse nuk marrim dozën e rrezatimit”, thonë pacientët të revoltuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: