Një skeç ka prishur një miqësi të krijuar brenda shtëpisë së Big Brother. E tillë duket se është historia e Fifit me Donaldin. Shkak duket se është bërë një skeç i emisionit të binjakëve që nisi mbrëmë në Top Channel.

Në skeç shfaqej Dondali teksa i tregonte Mozzikut shtëpinë e “Big Brother VIP”, mes të tjerash edhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”- i thotë ai teksa në dysheme shihen disa numra që vendosen nga policia në skena filmi, ndërsa aty ishte vendosur një shkurre.

Por kjo skenë nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja e cila nuk ka vonuar me reagimin e saj. Fifi ka publikuar një video në Instastory ku shprehet se ata i kanë rikujtuar një skenë që ka refuzuar ta shohë dhe madje i kërcënon edhe me gjyq.
“Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“.-shprehej këngëtarja.

Më pas duket se Fifi është penduar me postimin, pasi e ka fshirë videon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: