Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka thënë gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë se banorët te 5 maji, të cilëve u janë prishur banesat, do të kompensohen me shtëpi të reja.

Sipas Ahmetajt, qeveria ka vendosur se si ato që kanë pasur banesa të legalizuara dhe ato që s’kanë pasur legalizimin do të trajtohen njëlloj. Ai theksoi se qytetarët në këto zona do të përfitojnë banesa po me aq metra katrorë sa e kanë pasur.

“E kuptoj patosin e dikujt që do të bëhet opozitar. Çdo vend ka problemet e veta dhe një vend si Shqipëria si ka përfunduar problemet e veta. KE thotë që i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Ka pasur probleme në vendet anëtare që kanë qenë pengesë. Shqiptarët meritojnë ti hapin sytë. Qeveritë kanë bërë punët e veta. Fakti është që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë. Filozofia e çmimit të naftës. Sa është çmimi sot i naftës? Midis 190 lekë dhe 194 lekë. E dyta ky çmim ka qenë vetëm në 2009. Cila është diferenca. Pse pyetja lind që çmimi ka qenë njësoj edhe atëherë edhe pse taksa ka qenë me e ulët. Kjo ka të bëjë me tregun, strukturën e tregut.

Nuk hequr kërkesa nga taksa e makinave dhe ka shkuar te çmimi i naftës. Pyetja ngelet, nuk ikim dot. Pse në 2009 çmimi ishte 192 dhe 193 dhe taksa ishte 7 lekë dhe sot është 192-193 dhe taksa është 27 lekë. Shqipëria nuk është eksportues neto i naftës. Janë 136 familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit. Rreth 60 banesa, janë ndërtime të pa legalizuara. Qeveria ka vendosur që edhe ata që janë të pa legalizuar edhe ata që janë të legalizuar të trajtohen njëlloj. Nëse dikush kat e 5 maji shtëpi apo dyqan 200 metra katror, do të marrë shpërblim 200 metra katror. Nuk ka rëndësi është i legalizuar apo jo. Ju kapni çdo çështje me opozitë. Ata do të trajtohen me 100% të metrave katrorë. Janë bërë 27 kontrata të atyre me ndërtesa të legalizuara.

Ju referuam marrëveshjeve, të cilat janë të rëndësishme. Ka një sërë familjesh që janë future te 5 maji dhe do të futen muaj pas muaji të gjitha familjet. E bëra këtë jo për replikë apo debat, e bëra që t’i sqarojmë drejt gjërat. Ju bëni politikë me çështjet, por kjo s’është hera e parë apo e fundit. Por e vërteta ligjore dhe statistika janë të rëndësishme, nëse loja e baltës me njëri-tjetrin nuk mbaron”, tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb