TIRANË

Banorët e lagjes “5 Maji” në kryeqytet kanë protestuar këtë të hënë, pasi janë kundër vendimit për t’i prishur shtëpitë. Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i është bashkuar protestës së banorëve.

Në një prononcim për mediat, ata shprehen se nuk kanë ku të shkojnë, pasi janë të papunë dhe nuk përballojnë dot qiratë e larta në Tiranë.

“Edi Rama duhet të mendojë për popullin. Unë dua shtëpi, pse më nxjerrin. Ne presim vetëm të na futet Serbia të na futet në shtëpi. Ky është skandal i madh. Ta marrë vesh e gjithë bota. Kanë për t’u prishur 1500 shtëpi. Si prishen këto? Sot e kam datën unë, s’dal nga dera, do vdes aty brenda. Turku dhe Serbia bën kështu, asnjë tjetër”, u shpreh një banore.

“Bojkotoni foltoren e parlamentit dhe ne do të jemi të gjithë aty”, kjo ishte thirrja e një banori për deputetët demokratë.

“Ne kemi dalë për një qëllim kemi dalë. Deputetët demokratë ta bllokojnë foltoren dhe të gjithëve na kanë te parlamenti. Të gjithë do të jemi atje. Po s’u bllokua parlamenti, do të bëhet gjak, s’ka rrugë tjetër”, përfundoi banori.

“Këtu nuk bëhet fjalë për ndërtimin e 20 apartamenteve, por 20 kulla. Këtu nuk ka shtet, janë në kundërshtim me ligjin, unë dua të di çfarë do të ndërtohet aty ku kam qenë unë. Është e kollaj të merren në qafë këto njerëz. Asnjë nuk ka publikuar projektin”, tha një banor.

Ndërsa një tjetër u shpreh:

“Këta janë mashtruesa. Vijnë për të thënë për shtëpitë që janë prishur nga tërmeti. Unë i thash që s’ka prishur asnjë shtëpi tërmeti. Ne mos qofshim më, sepse asnjë parti s’e duam”.

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj u takua me banorët e zonës “5 maji” në kryeqytet, në mbështetje të protestës së tyre kundër prishjes së banesave pa dëmshpërblim sipas ligjit dhe Kushtetutës.

“Ne jemi të vetëdijshëm që në 30 vite pothuajse e gjithë Shqipëria është ndërtuar pa leje dhe ka patur detyrimin shteti në atë kohë nëse e gjykonte se janë ndërtime të paligjshme. Sot ato janë ndërtime të ligjshme, sepse është investimi i gjithë jetës që këta banorë kanë.

Në momentin kur i prish shtëpinë tjetrit e nxjerr në rrugë, e ke shkatërruar për gjithë jetën, i ke shkatërruar ekonominë, i ke shkatërruar të ardhmen, perspektivën e fëmijëve, përspektivën shëndetësore, mendore dhe shpirtërore. Nqse shteti për arsye madhore mendon që duhet të shpronësojë banorët dhe t’u prishë shtëptë, duhet t’u bëjë një kontratë të ndershme që t’i dshperblejw sipas kritereve ndërkombëtare duke respektuar pronën, dinjitetin dhe sakrificat që ata kanë bërë në 30 vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb