Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka postuar në facebook një video nga prishja e digës së HEC-it pranë kanionit të Holtës. Ndërsa njofton prishjen e digës, Balla i kthen përgjigje edhe akuzave të opozitës sipas së cilës investitori i këtij HEC-i, ishte mik i tij.

“Fillon prishja e digës së HEC pranë kanionit të Holtës. Si thanë gojëprishurit e opozitës rrugore dhe organi i tyre zyrtar RD që investitori është mik i Taulant Ballës?!”- shkruan Balla, bashkëngjitur videos në facebook, nga prishja e digës së HEC në kanionin e Holtës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb