Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me prishjen e paligjshme të “Prestige Resort” teksa ka thënë se tritoli i vendosur në godinën e hotelit ishte tritol ndaj demokracisë dhe sigurisë në vend.

Ajo shtoi se ngjarja që panë sot shqiptarët është goditja e themeleve të demokracisë, përveç shantazhit, presionit e goditjeve ballore ndaj fjalës së lirë dhe medias së pavarur. Dhori shkroi më tej se pasiguria në vend duhet të alarmojë këdo për t’i dhënë fund diktaturës së Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Tritoli ndaj DEMOKRACISE dhe SIGURISE ne kete vend!
Ngjarja qe kane pare sot shqiptaret, nuk eshte vetem shantazhi, presioni, goditja ballore e fjales se lire dhe medias se pavarur ne kete vend, por goditja e themeleve te demokracise, qe ka vite qe eshte tronditur;
PASIGURIA per te sotmen dhe te nesermen, ne vendin tone, duhet te alarmoj cdo kend, cdo shqiptar, dhe duhet te angazhohemi te gjithe per ti dhene fund DIKTATURES SE EDI RAMES;
Tritoli i sotem ndaj resortit ne bregdet, eshte ne fakt tritol ndaj biznesit, medias, fjales e qytetarit te lire, te panenshtruarit ndaj Rames!
Shkelja e ligjit nga IKMT, dhe veprimi deri ne shembje totale, nje dite para vendimit te Gjykates Administrative, tregon se tashme LIGJIN E BEN RAMA, dhe NUK KA ME DREJTESI NE KETE VEND!
Te reagojme te gjithe sa nuk eshte vone, per te kthyer ne shina Shqiperine!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb