Aktori Neritan Licaj me anë të një fjalimi të mbajtur përpara qytetarëve, në protestën e dytë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar,  tha se duhet të jepet drejtësi për shpirtin e pushkatuar. Licaj u shpreh se Rama prishi Teatrin dhe historia ka për ta dënuar.

“Ne duam një vend normal, si gjithë Europa. Unë besoj se kauzë më të mirë sesa Teatri nuk ka. Cështja jonë ka qenë patriotike, paqësore, qytetare, që të shprehemi të gjithë. Ne e kemi quajtur teatrin si sheshi i lirisë. Kjo sepse ne aty iu thoshim të vërtetat në sy njëri tjetrit. Unë do doja drejtësi për këtë krim që u bë.

Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat institucionale. Duhet drejtësi për këtë shpirt të pushkatuar. Te Teatri nis bota shqiptare. Cdo gjë që ka të bëjë me mua, ka të bëjë edhe me ju, me të gjithë. Jam krenar që jam shqiptar, sepse jemi racë e fortë. Duhet parë përtej parave, përtej pushtetit. Teatri një kauzë e drejtë dhe historia do të dënojë kryeministrin”, tha Licaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb