Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Është e disata herë që dalin para Kryeministrisë për të kërkuar strehim, pasi banesat e tyre rrezikohen nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Në protestë janë rreth 60 familje të Selitës, rome dhe jo rome. Para se shtëpitë e tyre të prishen, këto familje në gjendje të vështirë ekonomike, kërkojnë tu sigurohet strehimi dhe pastaj të vijojë projekti.
“Ne kërkojmë krijimin e një grupi pune nga qeveria për tu konsultuar me të gjithë banorët që preken nga ky plan. Krijimin e mundësisë për çeljen e procesit të shpronësim-kompensimit përmes një VKM-je, që mund të propozohet nga ministritë e linjës. Ofrimi i sigurisë ligjore për të mos na dëbuar nga banesa jonë, pa u gjendur alternativa të përshtatshme strehimi. Të mos konsiderohet si zgjidhje, zhvendosja në banesa me qira të subvencionuara nga shteti për 2 vjet. Kërkojmë zgjidhje të plotë dhe jo një rrugëdalje të çalë.”-deklarojnë banorët.
Shiu nuk i ndali, ku para Kryeministrisë qëndruan për gati 3 orë me një parullë kryesore, “Duam strehim” dhe kjo për të mposhtur frikën dhe pasigurinë se nesër mund të mbeten në qiell të hapur.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb