Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe trajtoi disa shqetësime dhe problematika me të cilat sipas tij po përballen bujqit në vend.

Gjatë fjalës së Braçe tha se sektori i bujqësisë është një ndër të cilët ka me shumë vështirësi dhe problematika.

Ai gjithashtu theksoi se i gjithë problemi vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse.

Sipas tij, ka persona që kanë marrë tokat bujqësore, duke i cilësuar ato ‘banditë’, ndërsa i kërkoi ministres së Bujqësisë që të rishikohen dhe prishen kontratat.

“Ti shtosh një tjetër hall që vjen nga apo paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse është shumë. Kudo mund të mbajë struktura por të bujqësia nuk mban. Ju e njihni fare mirë. Problemi i i parë është qëndrueshmëria e politikave në bujqësi e skemave të mbështetjes. Të paktën ta dijë bujku se kush do të jetë politika e mbështetjes për të. Po ashtu politikat e taksimit janë të paqëndrueshme dhe nuk e ndihmojnë prodhimin në fshat. Nëse qeveria apo qeveritë kanë bërë shumë mirë që kanë mbështetur pikat e grumbullimit, në anën tjetër taksimin nuk e ka ndihmuar. Është momenti të ulemi me qëllim t’i japim fshatit atë që i takon. Ju keni shumë të drejtë që shtoni para, por a mjaftojnë ata para? Shihni shifrat e tremujorit të dytë është i vetmi sektor që nuk ka rritje. Ata pronarët e fabrikave që vijnë këtu janë në hall vërtet, nuk e shtyjnë dot më duke i gënjyer. Nuk mban më…Po shikoja disa lajme që duan nesër të mbyllin të gjitha pikat e grumbullimit, po bujqit çfarë do të bëjnë…Po me prodhimin që është në se serë çfarë do të bëhet? Janë disa kontrata që dhënies së tokës me qira që kanë përfunduar në duar të këqija madje po vriten për ato kontrata. Sot që flasim janë djerrë. Mundet që dikush të ketë investuar ca para por bujqësi nuk po bën me to. Ka mundësi që ju të auditoni sa më parë këto kontrata dhe të prishni kontratat ku rezultojnë persona të papërshtatshëm sepse janë banditë. Mos presim që SPAK të verë sekuestrimin e pronave të tyre. Nga poshtë në Delvinë Përmet dhe më lart. Pra të bëhet një auditim i vlefshmërisë së këtyre kontratave në raport me detyrimet kontraktuale deri tek rakordimet me institucionet ligjzbatuese derisa të marrë mbrapsht shteti atë që i takon para se institucionet e tjera ligjzbatuese të marrin masat e tyre në raport me këta. Askush nuk bën asgjë. Ndërkohë në zonat si puna e Fierit edhe vriten për këtë. Do jetë mirë që sa më parë të bëhet auditimi ligjor, auditimi i kontratave dhe të kthejmë pas tek shteti atë sipërfaqe toke që mund të përdoret fare mirë nga të tjerë njerëz, nga komuniteti i zonës për të bërë bujqësi dhe për të siguruara të ardhura”, tha më tej Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb