KOSOVA

Prishtina është fituesja e Kupës së Kosovës falë fitores 1-0 ndaj Ballkanit. Ndeshja finale u luajt në stadiumin ”Fadil Vokrri” që është dhe shtëpia e Prishtinës dhe përballë ishte një skuadër e cila bëri një sezon fantastik si Ballkani që përfundoi në vendin e tretë në kampionat.

Prishtinës së vendit të 4-t fitoren ia dha nigeriani Otto John, sulmuesi i njohur në Shqipëri pasi për ka veshur fanellën e Skënderbeut.

Goli i tij i jep Prishtinës kupën e Kosovës edhe pse ky konsiderohet si një tjetër sezon i dështuar për kryeqytetasit që prej kohësh nuk fitojnë titullin kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb