KOSOVË- Pas votimit të qeverisë Haradinaj me 62 vota pro dhe një abstenim, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë nisur menjëherë festimet.
Qielli i kryeqytetit është ndriçuar nga fishekzjarrët e shumta që janë ndezur për të festuar zgjedhjen e Haradinajt kryeministër.
Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës për katër vitet e ardhshme.
(m.k/BalkanWeb)