Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Muharrem Fejza”.

“Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, tha shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK.

Ndërkohë, fill pas ngjarjes, autori i krimit është larguar nga vendi i krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: