Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ishin në Prishtinë javën e kaluar. Ata takuam Arlinën, 22 vjeç. E reja ka një emergjencë për ndërhyrje kirurgjikale pasi vuan nga skolioza. Kjo është historia dhe thirrja e saj për ndihmë. “Kam shumë dhimbje veç shpirtin të jap, Unë jam Arilena jam 22 vjeç vuaj nga skolioza prej 7 vitesh, ata që e kanë përjetuar e dinë, është e rëndë, më dhëmb dora qafa dhe kam probleme me frymëmarrjen jam në vështirësi. Në Zvicër u opera 12 orë, babi im mendoi se kisha vdekur. Jeta ime ka ndaluar nuk e kam vijuar dot universitetin, jetë shumë e vështirë. Prindërit janë krahët e mi, janë shpirti im janë gjithçka, kanë sakrifikuar shumë, nuk dua të mërziten, vdes për ta . Më e vështirë është për ata të më shikojnë mua kështu, dua që mërzinë ta mbaj vetëm unë, nuk i përballoj dot lotët e tyre. Çdo ditë është e dhimbshme është e vështirë, çdo ditë unë përkeqësohem, kur nuk merr dot frymë nuk ka jetë”, thotë Arlina.

E reja dhe e ëma e saj kërkon ndihmën e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” mes lotësh dhe dhimbjesh tregon se i duhen 35 mije euro për t’u shëruar. “Ne nuk kemi mundësi me rrogat në Kosovë, është e pamundur të arrijmë çmimin e operacionit 35.000, nëse nuk mblidhen nuk e di çfarë të them, ju lus që të na ndihmoni” thotë e ëma e 22-vjeçares.“Nuk më besohet që jam në kontakt me ju, shpresa vdes e fundit, mora numrin e Fatmës dhe atje shkrova, mu ngjall shpresa, ajo më gëzoi shumë, shpresa ime e vetme është kjo. Bota ka nevojë për njerëz si Elvis Naçi faleminderit që ekziston, kam nevojë për ju, dua të bëhem edhe unë sit ë tjerët është ëndrra ime”, u shpreh Arlina.

https://www.youtube.com/watch?v=XdYcOo-llXQ

Një natë përpara operacionit të Arlinës, moderatorja e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Eneida Xhelili takon Arlinën në spital. Kjo është biseda që u zhvillua mes tyre. Arlina është e emocionuar pasi nuk e kishte menduar se rasti i saj do të merrte zgjidhje në kohë të shpejtë pasi u trajtua në emision të premten e kaluar.

Eneida: Si je e dashur? Si ndihesh? E kishe menduar këtë moment

Arlina: shumë mirë, nuk e kisha menduar se do bëhej për një kohë kaq shpejtë

Eneida: E kishte menduar se shqiptarët do të bëheshin bashkë dhe të të jepnin një shtysë kaq të rëndësishme që ti kesh një jetë normale?

Arlina: E dija që shqiptarët janë bashkë, kisha besim, kam qenë në Tiranë kur isha në gjimnaz, ky udhëtim është i bukur, kam ardhur me shpresë, do dal ndryshe, kam ardhur keq por do dal në tjetër gjendje.

Eneida: Ke qenë shtatë vjeç kur je diagnostikuar me këtë sëmundje? Ku ke dëshirë të studiosh? Ke miq?

Arlina: Është një hap afër qëllimit tim, unë doja të studioja për gazetari apo avokate por kjo sëmundje ma ndërpreu ëndrrën, në plotë kuptimin e fjalës. Unë kam miq, dalim bashkë, kemi marrëdhënie të mira, nuk jam ndier jashtë rrethit të tyre, nuk më kanë lënë pas dore, flasim për shkollën, për kohërat e bukura

Eneida: Ti dukesh gocë e fortë por që mban disa gjera brenda vetes?

Arlina: Nuk dua t’i mërzis të tjerët prandaj.

https://www.youtube.com/watch?v=mdXEkXLOxDI

Eneida: Me familjen je shumë e lidhur, the që familja ka sakrifikuar shumë për mua, duket se mban barrën e sakrificës, çfarë sakrificash ka bërë familja jote?

Arlina: Babin kam më afër, kanë bërë shumë sakrifica e tejkalojnë limitin, më duket shumë, operacionin tim të parë e bëra në Zvicër, atje kisha vetëm babin isha 12 orë në operacion…

Eneida: Pas operacionit të parë në Zvicër, mendove se ka shpresë për ty?

Arlina: kur kam parë emisionin, mu ngjall një shpresë mu ndez drita e gjelbër, kur me kthyet përgjigje nuk mund ta përshkruaj, sikur isha në fund të humnerës dhe dikush më zgjati dorën, ju më zgjatët dorën. Duhet të jem e fortë, nga ajo e ditë i thashë vetes s’ka me lot.

Eneida: Ka momente që ke frikë? Unë uroj që të të shkojë sa më mbarë

Arlina: Ju falënderoj shumë, të gjithë ata që janë lutur që kanë kontribuar, në Kosovë ne themi u ka kushtuar zemra edhe ata që nuk kanë kontribuar.

Eneida takoi edhe të atin e Arlinës ku i tha se ata kanë një lidhje të veçantë, babai i 22-vjeçares  thotë se shpresa është e madhe është tek mjekët. Arlina e kreu ndërhyrjen me sukses dhe së shpejti pas rehabilitimit do i rikthehet jetës normale.

https://www.youtube.com/watch?v=pKA3xlt8eBY

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb