PRISHTINE- Ministria e Drejtësisë ka organizuar sot takimin e parë të Komisionit për Hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, ku u tha se kjo është pjesë e arkitekturës së drejtësisë.

Ky takim do të kryesohet nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili tha se themelimi i këtij komisioni është pjesë e arkitekturës së drejtësisë.

Ai tha se është punuar shumë në fushën e drejtësisë dhe se në Kosovë ka kaluar koha kur duhet të ketë ligje, por tash duhet të ketë ligje të mira.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se mbështet të gjitha reformat që duhet të ndërmarrën për të siguruar një gjyqësor të pavarur efikas dhe efecient.

(a.n/Kosovapress/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: