ANGLI

Gjashtë shqiptarët të cilët kthyen shtëpinë me qera në fabrikë kanabisi në Gloucester janë dënuar me burg.

Mediat britanike shkruajnë Gjykata në Angli vendosi 1 vit burg për Xhuljano Bircaj, 10 muaj burg për Enea Selën dhe Glen Ramin si dhe nga 11 muaj burg për Ervin Bajraktarin, Besmir Bajraktarin dhe Andi Seln.

Për herë të parë sinjalizimi për një fabrikë kanabisi në Gloucester erdhi më 5 dhjetor 2019 në Policinë angleze nga qytetarët, të cilët shqetësoheshin nga era e rëndë.

Sghsh
Sghsh

Disa ditë më pas u zbulua se gjashtë shqiptarët kishin ngritur një fabrikë kanabisi në Gloucester, në një shtëpi me qera dhe u arrestuan disa ditë më pas. Ata kultivonin 500 rrënjë brenda banesës.

Të gjashtë shqiptarët rezultuan se kishin hyrë ilegalisht në Angli dhe merreshin me këtë aktivitet. Më pas u zbulua se ata ishin thjesht punëtorë të thjeshtë dhe kur merrnin urdhërat nga eprorët i vinte mesazhi ‘Prisni lulet’ . Prandaj dhe grupi u dënua gjithsej me 5 vite e 7 muaj burg.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb