KORÇË- Një 60-vjeçar ka humbur jetën sot në Korçë pasi ka rënë nga një pemë.

Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale D.XH. Sipas policisë 60-vjeçari ka qenë duke prerë dru në mal e ka rënë nga një lartësi.

Pavarësisht se është dërguar në spital nga familjarët, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkaq policia ka ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: