HOLANDE

Një familje holandeze ka jetuar për 9 vjet e mbyllur në bodrumin e shtpëisë së tyre duke pritur fundin e botës shkruajnë mediat vendase.
Në burrë 58-vjeçar dhe 6 fëmijët e tij të rritur nga mosha 16 në 25 vjeç, jetonin prej vitesh në një fermë në veri të provincës Drenthe.

Ata u zbuluan pasi djali më i madh i familjes 25 vjeç doli nga bodrumi dhe shkoi në lokalin e zones. Dëshmitarët thanë se djali dukej i konfuzuar. “Ai porositi 5 birra dhe i piu. Diskutova pak me të, tha se kishte ikur nga diku dhe kishte nevojë për ndihmë. Kishte flokë të gjata, mjekër të pistë, rroba të vjetra dhe dukej i çorientuar. Ai tha se s’kishte qenë kurrë në shkollë apo te berberi”- ka thënë pronari i lokalit.

Pas dëshmisë së pronarit policia ka shkruar në shtëpinë e tyre që ndodhej në një fermë. Në shtëpi policia gjëti një palë shkallë pas një dollapi që të nxirrnin në bodrum. Brenda në bodrum ata gjetën një burrë të shtrirë në shtrat të sëmurë, i cili kishte pësuar një sulm në tru dhe kishte mbetur i paralizuar. Së bashku me të ndodheshin dhe gjashtë fëmijët e tij të moshës 18 deri 25 vjeç. Ndërkohë mbetet ende mister se ku ka përfudnuar nëna e gjatë fëmijëve. Sipas burimeve të para nga policia vendase dyshohet se nëna ka ndërruar jetë dhe është varrosur në fermë. Por ata thanë se ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb