Është shtyrë seanca gjyqësore për ish-ministrin Saimir Tahiri. Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokatit të tij, Maks Haxhia.

Tahiri i kishte dërguar sërish kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit, pasi pretendon se e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti.

Kujtojmë se Tahiri po vuan dënimin e formës së prerë ne burgun e Kosovës të Lushnjës, i dënuar për shpërdorim detyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: