Një numër i madh i qytetarëve të Khersonit, një rajon i madh ukrainas i çliruar së fundmi, janë evakuuar.

Shak për këtë është bërë dëmi i kadh i bërë nga trupat ruse në infrastrukturën vendase dhe kushtet e vështira që priten të jenë në qytet me mungesën  e ngrohjes dhe temperaturat e ulëta që priten të jenë gjatë dimrit.

“Ishte e frikshme. Pritëm çlirimin nga djemtë tanë. Por tashmë po largohemi. Po ikim sepse është e frikshme të flesh natë,. Predhat fluturojnë mbi kokat tona dhe shpërthejnë. Do të qendrojmë larg derisa situata të përmirësohet”, tha Tetyana Stadnik, njëra nga banoret që u evakuua.

Ditën e djeshme, presidenti Volodymyr Zelensky tha se gjysma e kapacitetit energjetik të vendit ishte shkatërruar nga raketat ruse.

Ndërkohë, në një mesazh Telegram për banorët e Khersonit, veçanërisht për të moshuarit, gratë me fëmijë dhe ata që janë të sëmurë ose me aftësi të kufizuara, zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk postoi një sërë mënyrash se si banorët mund të shprehnin interes për t’u larguar.

“Ju mund të evakuoheni për periudhën e dimrit në rajone më të sigurta të vendit,” shkroi ajo, duke përmendur problemet e sigurisë dhe infrastrukturës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb