Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës.

Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24, deklaroi se pritshmëritë janë që do të vendosen ndryshime të mëdha.

Ai shtoi se për momentin vendi është në një krizë sociale dhe në një situatë jo të mirë ekonomike, ndërsa shtoi se do të vendoset kush do të jenë personat që do të mbajnë barrën në qarqe, referuar problematikave të ndryshme siç është largimi masiv i qytetarëve.

Andoni:

‘Unë besoj që ndryshimet do jenë të mëdha, këto u panë edhe herën e fundit.

Duket se vendi ka nevojë për frymëmarrje nesër do zgjidhen 165 sepse pjesa tjetër i kanë postet e tyre, Rama do duhet të mendojë shumë për ti dhënë një impuls vendit sepse ne jemi në një krizë sociale, ne parametra jo të mira ekonomike.

Fokusi do jetë tek pika kyçe, pika kryesore do të jetë Tirana dhe besoj do adresohen problematika nëpërmjet një konfigurimit të ri të ekzekutivi. Rama i bën gjërat në momentet të fundit por duket se do të ketë surpriza.

Të hënën nis edhe shkolla në vazhdë kjo gjë tregohet se përgjegjësinë do e mbajnë njerëzit që kanë poste teknike.

Largohet nga llogaridhënia në parlament, duket që edhe Rama nuk i respekton interpelancat dhe më është dukur çudi por kryesisht kryeministrat janë të pranishëm në panele ndërkombëtare sesa në parlamentet e tyre dhe kjo është një kambanë alarmi.

Për shkak të fuqisë askush nuk del mbi Ramën, janë shumë të pakta momentet kur individë të caktuar ngrihen dhe flasin.

Një pjesë e mirë e PS kanë treguar se janë të tërhequr. Realisht nëse Rama do reflektonte do mbante përgjegjësi lidhur me disa nga njerëzit që janë arrestuar, ai ëhstë kritik edhe në partinë e tij, por nëse ai e le përgjegjësinë individuale kjo nuk është ok”, tha Andoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb