Rafael Varane me të gjitha gjasat do të jetë futbollisti më i ri i Manchester United. Mediat britanike raportojnë se është arritur një marrëveshje prej 34 milion paundësh.

Francezi nuk kërkon të qëndrojë më tek Real Madrid edhe pse ka dhe një vit kontratë. Nga ana tjetër Manchester United po bën një merkato të fuqishme dhe pas Jadon Sancho, Varane do të jetë goditja e dytë e madhe.

Bashkë me shtesat e tjera të marrëveshjes, Varane me të gjitha gjasat do të përfundojë tek Manchester United për 42 milion paund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb