TIRANE- Teksa pritej fillimi i seancës plenare për votimin e vettingut dhe të ndryshimeve në kabinetin qeveritar pas marrëveshjes PS-PD, kryeministri Rama i është bashkuar qindra të rinjve që ishin mbledhur pranë selisë së PS. Qëllimi i të rinjve të FRESSH ishte që të prisnin votimin e vettingut, si një moment me rëndësi për të ardhmen e vendit dhe sistemin tonë të drejtësisë.

Sapo iu bashkua të rinjve, kreu i Qeverisë tha se vendosi t’i përshëndesë ata për pak momente, pasi fillimi i seancës po vononte për shkak të procedurave.

Teksa kreu i qeverisë po shprehej se ky është një moment me rëndësi për vendin, u dëgjuan kambanat e Kishës, dhe kryeministri tha “ja edhe kambanat në kohën e duhur”.

“Është e vërtetë që sot ne realizojmë atë që dukej e pamundur. Që kur nisëm rrugëtimin drejt fitores tonë 4 vite më parë, por edhe kur nisëm përpjekjet për realizimin e reformës në drejtësi. Vettingu është produkti më i rëndësishëm në këndvështrimin tonë në marrëveshjen e bërë me opozitën. pasi opozita të kapërcejë derën e vettingut është e lirë të vazhdojë rrugën drejt humbjes më 25 qershor”, tha kryeministri Rama.

“ERTV Live?: DITA HISTORIKE E VETINGUT✌
Krenarë për Partinë Socialiste? Faleminderit të gjithëve??????????? Sonte gëzoni? nesër fillon beteja finale?#PërShqipërinëQëDuam???? me #Shtet? #Punë? #Mirëqenie?”, shkruan kryeministri Rama teksa transmeton live takimin me të rinjtë socialistë.rama1

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb