Akoma nuk është zbehur shija e merkatos së dimrit por ekipet kanë nisur që tani duke bërë llogaritë për sesion e verës. Kjo pritet të jetë një merkato shumë e nxehtë pasi të shumë janë yjet e futbollit botëror të cilët mund të largohet falas pasi i përfundojnë kontratat respektive.

Nga Kylian Mbappe tek Pogba e deri tek Dybala e Kessie, këto janë vetëm disa nga lojtarët të cilët janë futur në vitin që i skadon kontrata. Dybala dhe Juve janë shumë larg gjetjes së një akordi, rinovimi duket gjithnjë e më larg.

E njëjta situatë edhe me Paul Pogba, francezi ka refuzuar deri më tani çdo ofertë të ardhur nga Man.United për të rinovuar kontratën e tij ekzistuese.

Pak më e qartë duket situata me Mbappe, të gjithë flasin për një akord të arritur prej kohësh me Real Madrid, marrëveshje e cila do të konkretizohet në fund të sezonit.

Asnjë risi nuk ka në lidhje me Kessie, mesfushori është i bindur për të larguar nga Milan në fund të sezonit, mbetet se ku do të transferohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb