Katër gola në tre ditë dhe dy fitore me Portugalinë. Cristiano Ronaldo ka mbyllur në mënyrën më të mirë nëntorin me kombëtaren luzitane dhe është gati të fokusohet te Juventus. Por situata te skuadra bardhezi, nuk është e njëjtë. Përpara se të nisë përgatitjet me “Zonjën e Vjetër”, CR7 duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet me trajnerin Maurizio Sarri.

Maurizio Sarri Cristiano Ronaldo Juventus Turin 1573451498 27297
Maurizio Sarri Cristiano Ronaldo Juventus Turin 1573451498 27297

Tekniku “guxoi” si pak të tjerë të zëvendësojë në dy sfida radhazi sulmuesin portugez. I pamësuar me një trajtim të tillë, regimi i futbollistit nuk ishte aspak i mirë. Po ashtu, me paraqitjet e tij me Portugalinë, Cristiano Ronaldo përgënjeshtroi trajnerin, që në disa raste kishte këmbëngulur se ai ishte i dëmtuar. Gjithsesi, grumbullimi me Portugalinë ka ftohur gjakrat dhe palët janë gati të shtrëngojnë sërish duart.

Fbl Euro 2020 Qualifier Lux Por
Fbl Euro 2020 Qualifier Lux Por

Mediat italiane bëjnë të ditur se Ronaldo dhe Sarri do të takohen gjatë së mërkurës për të sheshuar mosmarrëveshjet, teksa më pas futbollisti do të ketë edhe një ballafaqim me skuadrën. Jo të gjithë shokët e skuadrës e kanë mbështetur gjatë javëve të fundit, por duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet italiane, shanset që një si Cristiano Ronaldo të kërkojë falje, aq më tepër duke njohur krenarinë e tij, janë afër zeros.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb