TIRANE

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

17:17 – Për pak kohë, pritet që të nisë mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Gazetari Osman Stafa raporton për “Balkanweb” e “News 24” se në këtë takim, pritet që palët të mbyllin përfundimisht draftin për Reformën Zgjedhore.

Palët kanë arritur dakordësi për financimin e partive dhe për identifikimin biometrik të zgjedhësve. Maxhoranca ka kërkuar të ecet sipas rekomandimeve të ODIHR, që fillimisht të ketë mbulim 10 për qind të votimit elektronik. Në Pallatin e Kongreseve ka arritur Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.

Priten edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar Rudina Hajdari e Petrit Vasili, por edhe ekspertë të të dyja palëve. Draftimi pritet të shkojë në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore e pas debateve pritet që t’i kalojë parlamentit për votim”, tha gazetari.

Ndërsa, po në lidhje me Reformën Zgjedhore, ka gjithashtu kërkesa nga 28 deputetë, të cilët kërkojnë lista të hapura.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb