Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, i ka uruar shërim të shpejtë Papa Françeskut.

Meta shkruan se rikthimi i Atit të Shenjtë në krye të detyrës, është në të mirë të njerëzimit dhe përhapjes së mesazheve hyjnore.

“U bashkohem lutjeve për suksesin e operacionit të planifikuar kirurgjikal të Atit të Shenjtë, me urimin e përzemërt për shërim të shpejtë dhe të plotë, si dhe për rikthimin sa më parë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme në të mirë të njerëzimit dhe përhapjes së mesazheve hyjnore”, shkruan Meta.

Sakaq, kujtojmë se pasditen e sotme, Papa Françesku u shtrua në një spital të Romës, ku gjatë orëve në vijim pritet t’i nënshtrohet një operacioni në zorrën e trashë.

Postimi i plotë i Ilir Metës”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb