Gjatë ditës së sotme pritet prezantimi i Maurizio Sarrit te Lazio. Ulja e tij në stolin zikaltër pritet të pasohet me prurje të reja në ekip.

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, ish-trajneri i Juventusit, Napolit dhe i Chelseas i ka kërkuar Igki Tares blerjen e katër lojtarëve të rinj dhe për të ndërruar skemë nga 3-5-2 e Simone Inzagit, tek 4-3-1-2 i tij i preferuar.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, së bashku me Nikola Maksimovic janë në skadencë kontrate me Napolin dhe mund të jenë dy idetë “loë cost” të skuadrës kryeqytetase.

Hysaj Sarri 1

Në mesfushë objektivat konkretë janë ato të Torreiras dhe Nandez të Cagliarit, me Lucas Leiva dhe Escalante që do të konfirmoheshin, sepse janë të pëlqyerit e trajnerit toskan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: