Alban Hoxha portieri i kombëtares që zëvendësoi të larguarin me të kuq Etrit Berisha pas përfundimit të takimit dha detaje të rëndësishme për “Supersport” pas përfundimit të takimit me Izreaelin.

Portieri kishte ëndërruar një debutim ndryshe pasi kjo ishte hera e parë që ai aktvizohej në një eliminatore. Gjithashtu shprehet mjaft i lumtur për pritjen e 11-metërshit por i hidhëruar për verdiktin e ndeshjes.

“Që kur hyra në fushë, u futa me besimin dhe dëshirën për ta pritur penalltinë. Ishte edhe pak fati me mua. Më vjen mirë që e kapa, por nuk më vjen mirë si shkoi loja. Kam ëndërruar një debutim ndryshe, megjithatë mund të shkonte edhe më mirë. Por ne ngelëm me nëntë lojtarë dhe për këdo ekip në botë është shumë e vështirë të bëjë diçka në kushte të tilla.

“E pashë momentin që Berisha e shtyu me kokë sulmuesin izraelit, por nuk është se e goditi. Thjesht u afrua, siç bëjnë shumica e lojtarëve në botë. Ishte fati i tij i keq që arbitri e ndëshkoi me karton të kuq. Pas ndeshjes nuk e pashë Etritin, pasi sapo mbaroi ndeshja më thirrën për analizat antidoping”.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: