Christian Eriksen duket se ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë. Javën e ardhshme ai pritet të kthehet në Milano, për të takuar shokët e ekipit dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Do të jenë ditë tepër të rëndësishme për të, për të mësuar, nëse fantazisti do të jetë në gjendje të luajë ende për Interin dhe në “Serie A”, apo do të transferohet diku gjetkë. Eriksen është shprehur optimist mbi të ardhmen.

Këtë e kanë konfirmuar në deklaratat e tyre, bashkëshortja e mesfushorit, Sarbina dhe agjenti i tij. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore do japin vendimin e plotë dhe të saktë për të ardhmen.

Kujtojmë se në sfidën debutuese që Danimarka kishte ndaj Finlandës në “Euro 2020”, Eriksen, u shtri në mes të fushës pas një ataku kardiak të pësuar. Ai arriti të mbahej në jetë falë ndërhyrjes së shpejtë të shokëve të ekipit dhe stafit mjekësor.

Tanimë ai ndihet më mirë, ndikuar dhe nga një defibrilator që mban në zemër për të normalizuar rrahjet e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb