KAVAJË

Kryedemokrati Lulzim Basha është përballur me një pritje befasuese ditën e sotme në Kavajë. Ai është pritur nga qindra qytetarë, të cilët kanë harruar virusin dhe i kanë organizuar liderit të opozitës një pritje madhështore. Basha është detyruar të ngjitet mbi makinë, nga ku ka përshëndetur qytetarët me dy gishta.

“Ça bëhet këtu, miting. Keni kujdes me masat. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje”, thënë fillimisht Basha dhe më pas është ngjitur mbi makinë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Zëri i Kavajës, zëri i ndryshimit. Shqipëria fiton! Rama ik!”, deklaroi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb