SHBA

Emily Ratajkowski ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me burrin Sebastian Bear-McClard. Lajmin e dha vetë modelja 29-vjeçare me anë të një postimi në Instagram, ku postoi dhe foton e parë të vogëlushit.

“Sylvester Apollo Bear erdhi në tokë pranë nesh. Ai arriti më 3/8/21 në mënyrën më surreale, të bukur dhe mbushi me dashuri mëngjesin e jetës sime”, shkroi ajo në foton e parë me të birin.

Modelja 29-vjeçare është e martuar me Sebastian Bear – McClard dhe ky ëhstë bebi i parë për ta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb