TIRANE – Elvana Gjata na pati lajmëruar që së shpejti do të vinte me një këngë të re dhe pritjes sot i erdhi fundit. Këngëtarja e njohur ka publikuar sot këngën e saj më të re “Ku vajti” për dashurinë e ka fjalën.

Diva e muzikës shqiptare ka sjellë një këngë ndryshe, e cila flet për një dashuri të humbur, por Elvana e përcjell dramën e një ndarje me ritëm.

Këngëtarja e njohur shqiptare kohët e fundit është shumë aktive në tregun shqiptar po jo vetëm. Ajo po mundohet të çajë edhe në muzikën ndërkombëtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb