Pritjes i ka ardhur fundi.  Boksieri britanik Tommy Fury dhe Youtuberi Jake Paul do të përballen me njëri tjetrin, në një ndeshje boksi. Sfida e shumëpritur do të mbahet në Madison Square Garden, e fiksuar me datën 6 gusht.

Të dy kanë patur “beteja” mes tyre në distancë dhe tashmë fjalët do të lihen mënjanë, pasi vërtetë do të kuptojmë se kush është më i fortë.

Madje, së fundmi, Paul nuk është “kursyer” aspak, duke treguar urinë e tij për fitore: “Është zyrtare, unë do ia heq kokën këtij Fury të vogël. Konferenca zyrtare për shtyp dhe bileta në shitje këtë të mërkurë më 29 qershor në orën 11:00”.

 

H55
H55

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb