TIRANE – Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë. Moderatorja simpatike, ditën e sotme ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili është djalë raporton RevistaWho.

Moderatorja ka preferuar që një pjesë të periudhës së saj të shtatzënisë ta mbajë të fshehtë ndaj publikut. Madje dhe këtë moment nuk ka preferuar ende ta ndajë me të tjerët, me siguri për t’i kushtuar rëndësinë e duhur kësaj dite të bekuar.

Kujtojmë se 3 muaj më parë Jona kurorëzoi edhe dashurinë e saj disa vjeçare me Frenkli Ymerin. Pas martesës dhe lindjes së fëmijës Jona duhet të ndihet femër e plotësuar në të gjitha aspektet. Këtej e tutje lumturia më e madhe për të duhet të jetë djali i saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb