TIRANE

Përmes një shkrese drejtuar Gjykatës së Apelit, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkon përjashtimin e gjyqtares, Fatmira Hajdari nga gjykimi i padisë së Kuvendit për privatizimin e CEZ-së.

Në letrën drejtuar Gjykates mbi këtë proces, ku palë e akuzuar janë ish kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha, Balla thotë se kërkon përjashtimin e gjyqtares Hajdari për shkak të miqësisë familjare të saj me të akuzuarit.

“ Gjyqtaria Fatmira Hajdari  e cila është  caktuar  si anëtare  e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë  ankimin e  depozituar nga Kuvendi , ndodhet në kushtet e  parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë”  të Kodit të Procedurës Penale, pasi  ekzistojnë shkaqe  të rëndësishme njëanshmërie. “

Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht .

Ne kushtet kur kallëzimi  i Kuvendit  implikon  shtetasit Shkelzen Berisha   dhe   Sali Berisha për  lidhje me  shtetasin Ndue Kalaj  i dyshuar  për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e  ankimit të depozittuar nga Kuvendi, duke  qënë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha,   përbën  shkak për  njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes ”,- thuhet në letrën që kreu i grupit Parlamentar të PS i ka drejtuar Apelit.

Balla Shkresa
Balla Shkresa

 

 

_______________________________________________________________________

Shkresa e plotë:

 

                                                                    KËRKESË 

KËRKUESI  :  Kuvendi i Shqipërisë, përfaqësuar nga z. Taulant Balla me me autorizim nr.2707/2, datë 15.11.2017  të Kryetarit të Kuvendit.(autorizimi i përfaqësimit është në dosjen gjyqesore )

OBJEKTI I KËRKESËS : Përjashtimi i gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i  çështjes   me objektKundërshtimi i vendimit, nr 4510/211 Akti datë 24.01.2020  për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal.

BAZA LIGJORE:         Neni 18  i Kodit të Procedurës Penale

 

DREJTUAR :                    GJYKATËS SË APELIT TIRANË

Të nderuar  z. Gjyqtarë

Kuvendi i Shqipërisë duke vleresuar  se vendimi me nr. 4510/2 Akti, datë 24.01.2020  i Gjykatës së Rrethit Gjyqëesor Tiranë për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal,  është i pa mbështetur në ligjin procedurial dhe atë material ka kundërshtuar  këtë vendim në Gjykatën e Apelit Tiranë   

Kuvendi në këtë procedim,   ka evidentuar  se  persona me autoritet shtetëror me veprime dhe mosveprime duke shpërdoruar funksionin publik në bashkëpunim, gjatë procedurave të  privatizimit të  OSSH-së, kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera”,”Mashtrimit”,”Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve  të veprave penale “, vepra penale këto të parashikuara  nga nenet 143, 245/1, 248, 258,dhe 287 të Kodit Penal.

Në materialet e kësaj çështje, ka  një sërë dokumente dhe fakte në lidhje me  rolin dhe aktivitetin e shtetasit Nue Nik Kalaj, në kontaktet që ai ka patur me funksionare të lartë shtetërorë apo lidhje familjare të tyre  në kohën e privatizimit të OSSH-së, ku ndër to edhe me shtetasin z. Shkëlzen Berisha i biri i ish kryeministrit z. Sali Berisha, kryeministër në kohën e privatizimit të OSSH – së.

Kuvendi me  fletë-thirjen e  ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për  shqyrtimin e ankimit  në Gjykatën e Apelit Tiranë, në  dhomë këshillimi në datë 03.06.2010, me trupë  gjykuese të përbërë nga  gjyqtarët Fatmira Hajdari  dhe Alaudin Malaj.

Gjyqtaria Fatmira Hajdari  e cila është  caktuar  si anëtare  e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë  ankimin e  depozituar nga Kuvendi , ndodhet në kushtet e  parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë”  të Kodit të Procedurës Penale, pasi  ekzistojnë shkaqe  të rëndësishme njëanshmërie. “

Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij , fakt ky i njohur botërisht .

Ne kushtet kur kallëzimi  i Kuvendit  implikon  shtetasit Shkelzen Berisha   dhe   Sali Berisha për  lidhje me  shtetasin Ndue Kalaj  i dyshuar  për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e  ankimit të depozittuar nga Kuvendi, duke  qënë së ka miqësi të afërt më familjen Berisha,   përbën  shkak për  njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes .

Nëni 18 i Kodit të procedurës penale parashikon se “Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit: në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17.

Kuvendi mendon se Gjyqtaria Fatmira Hajdari  ndodhet në kushtet e  parashikuara  nga neni 17 pika 1 shkronjë ‘ ë” të Kodit të Procedurës Penale , e cila   përbën  shkak  për të kërkuar, bazuar në nenin 18 të Kodit të Procedurës Penale  përjashtimin e saj nga  trupa gjyqësore që do të shqyrtojë çështjen  me objektKundërshtimi i vendimit, nr 4510/211 Akti datë 24.01.2020  për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal.

Për sa më sipër Kuvendi, si palë në këtë proces kërkon përjashtimi i gjyqtares Fatmira Hajdari nga shqyrtimi i  çështjes

KËRKUESI

Kuvendi i Shqipërisë

Përfaqësuar nga z. Taulant Balla

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb