TIRANE- Katër kompani shqiptare kanë shprehur interes për privatizimin e paketës prej së 100 % të aksioneve shtetërore të kompanisë INSIG sha, por ofertën më të lartë e dha shoqëria EUROSIG, oferta financiare e të cilës është 2 miliardë e 222 milionë lekë.

Edhe tre ofertat e tjera erdheën nga kompani të njohura shqiptare, ndërsa çmimi i ofruar prej tyre ishte më i ulët. Konkretisht, kompania Balfin 1.6 miliard; Kastrati 1.1 miliard dhe Duraku 2.1 miliardë.

Sipas vendimit të qeverisë, çmimi i ofruar ka 80 për qind të pikëve në vlerësim, ndërsa plani i biznesit dhe cilësia e blerësit do të kenë respektivisht nga 10 pikë.

Në përputhje me procedurën në fuqi, Komisioni bën vlerësimin e ofertave brenda një afati kohor prej dy javësh, duke listuar kompanitë ofertuese mbi bazën e pikëve të fituara, vlerësim që i dërgohet për miratim Këshillit të Ministrave. Pas miratimit nga ana e qeverisë, Ministria e Financave lidh kontratën e shitjes me kompaninë fituese.

Ky është rasti i parë kur në një privatizim të rëndësishëm garojnë vetëm kompani shqiptare dhe përmes këtij procesi në kohë të vështira financiare buxheti arkëton gati 20 milionë dollarë. (ATA)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb