Hetimet e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani është bërë sot temë diskutimi e emisionit të sotëm ‘Open’ në ‘News24’.

Gazetarja Klodiana Lala bëri një analizë të saj për hetimet e asaj që e cilëson një aferë korruptive.

Lala u ndal te dëshmitë e deritanishme, siç ishte dhe ajo e ish-ministrit Genc Ruli.

“Në këndvështrimin tim është një aferë korruptive për mënyrën se si janë zhvilluar procedurat. Zoti Qiriazi ish-drejtuesi i Komandës mbështetës të FA ka qenë një dnër personazhi që ka refuzuar të firmosë. Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Genc Ruli kanë qëndruar të ftohtë në prokurori duke thënë se gjatë gjithë kohës në lidhje më këtë ish-kompleks pretendojnë se kanë zbatuar ligjin. Këtu bëhet fjalë për një numër të lartë personash që priten të merren në pyetje, po ashtu edhe zoti Berisha. Nuk janë pyetur administratorë të kompanive. Problemi në këtë histori , është se a mundet Prokuroria e Posaçme të hetojë një histori që ka të bëjë me falsifikim dokumentesh. E vetmja vepër ku prokuroi mund të shtijë hetimin është pastrimi i parave, po të shohësh çfarë është ndërtuar në këtë zonë janë kulla shumë katëshe dhe do të duhet të hetohet në këtë pikë. Pra nëse në rastin e Inceneratorëve brenda një dite i gjithë kabineti qeveritar ka vepruar me shpejtësi, e njëjta situatë është përdorur edhe në rastin e ish-kompleksit sportiv ‘Partizani’, tha gazetarja Lala.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb