Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pasi dha dëshminë e tij në SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, është ndalur në një prononcim për mediat.

Ai tha para gazetarëve se kishte dhënë dëshmi si person që kishte dijeni për një çështjes që ka interes të SPAK.

“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që ka dijeni rreth një çështje që është interes i SPAK. Për një hetim që është interes i SPAK. Kaq mund të them se është pjesë e hetimit.”, tha Mediu.

Pyetjes së gazetarit nëse kishte shpërdorur detyrën në atë periudhë, pra kur ishte ministër i Mbrojtjes, Mediu iu përgjigj: ‘Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që unë jam ftuar në SPAK’.

Pas pyetjes së Mediut, SPAK ka marrë edhe dëshminë e ish-ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: