TKOB, siç tha dhe drejtoresha Zana Çela, duhet të dalë jashtë skemës së kësaj varësie nga shteti. Në asnjë vend tjetër, jo vetëm në Europë, por dhe në kontinente të tjera nuk gjejmë formula të tilla. Besoj se është momenti me një investim të tillë, që ka bërë qeveria shqiptare, me një rrugë tashmë të hapur dhe infrastrukturë të shtuar që të fillojë dhe të ndryshojë totalisht mendësia e konkurrencës në të gjithë territorin kombëtar dhe kjo pse jo le të jetë shtëpia e parë, që kjo konkurrencë të nis dhe të marr jetë”, lva Margariti, ministrja e Kulturës.

Kjo deklaratë e ministres së Kultures Elva Margariti bërë gjatë analizës së punës katërvjeçare pa praninë e mediave ka ngjallur reagime mes artistëve. Duke besuar se kjo shënon fillimin e rikthimit te ideja e kahershme e një opere private që merr tiparet e një kompanie, ata kanë ngritur zerin, në fillim në rrjetet sociale e me pas në media.

Baritoni Ylber Gjini, tha se “Opera e kthyer si një kompani teatrovre private, është një ide e hershme. Ju e mbani mend që është diskutuar që para 20 vitesh. Por ministrja duhet të kuptojë që “Teatrot kombëtarë të paprekshëm. Ajo duhet të dalë të sqarojë nëse ajo që ka thënë është një lapsus, ne e kemi keqkuptuar apo, ka vërtetë një projekt për ta kthyer operan në private”.

Përpos vetë artistëve, reagimi kundër një privatizimi të mundshëm ka ardhur edhe nga sindikata e artistëve.
Reshat Ibrahimi, kryetar i Sindikatës së Artisteve tha dje se “Deklarata e ministres është skandaloze, idejsa e një opere private e rrezikshme. Ministrja duhet të dalë e të sqarojë se kur thua të dalë nga varësia e shtetit, nëkupton, opera komunale apo private? Unë kam kërkuar takim në emër të sindikatës dhe pres të marr përgjigje që të jemi më të qartë”, Tha Ibrahimi.

Ndërsa debati zien, nuk ka komunikime zyrtare as nga Opera as nga Ministria. Jozyrtarisht, administrata e Operas flet për keqkuptim, por kjo nuk vjen me deklaratë publike. Artistët flasin për komunikimet e tyre dhe për zhbërje të Operas si art në rast privatizimi.

Bariotni Gjini tha se “Unë kam pasur një takim me drejtoreshën (ZANA Çela) e cila më tha se deklarata e ministres është keqkuptuar, por është momenti që te kemi nje deklaratë nga ministria. Mund tju them se operan një privat nuk e mban dot. Një privat mund të mbajë një tallava, por jo një opera”.

Me 250 të punësuar, buxhet vjetor rreth 295 milionë dhe më se 1.2 miliardë lekë të nxjerra nga buxheti i shtetit për rikontruksion për Operan janë në pikëpyetje për të ardhmen, nëse privatizimi po shihet si mundësi.
Në të shumtën e vet, artistët marrin shembullin e rafinerive të naftës që gjatë kohës që ishin shtetërore, dilnin me fitime dhe paguanin punonjësit, ndërsa tani, janë me humbje dhe nuk arrijnë të paguajnë as naftëtarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb