Ish- kryebashkiaku i Hasit nga koalicioni PS- LSI, Adem Lala do të jetë zyrtari i parë lokal që SPAK e thërret si të pandehur.

Lala akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e një ndërtese në Has por që më pas u anulua.

Ai do të paraqitet në SPAK më 18 qershor ndërkohë që nga një komunikim te tij me gazetaren e News24 Klodiana Lala, ka thënë se nuk është i shqetësuar pasi s’ka kryer asnjë shkelje. Po ashtu ai shpreh shqetësimin se ndërkohë që peshqit e mëdhenj lundrojnë lirshëm SPAK merret me këto çështje.

 

Për këtë çështje fillimisht procedimi u regjistrua në Prokurorinë e Kukësit dhe më pas në SPAK teksa Lala thotë se do të jetë i hapur për hetime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb