PRIZREN- Mijëra qytetarë mësynë në sheshin “Shatërvan” në Prizren për të marrë pjesë në kremten e 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Po këtë ditë lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një tubim me qytetarët me rastin e fitores në zgjedhjet komunale të 2017. Visar Ymeri, Rexhep Selimi, Arbër Rexhaj, Zafir Berisha si dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ishin në qytetin e Lidhjes së Prizrenit. Me një fjalim rasti qytetarëve iu drejtua i zgjedhuri për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ky i fundit kërkoi ndihmën e bashkëqytetarëve për të qeverisur në Prizren.

“Aq shumë ka probleme sa që nuk mundem i vetëm t’ia dal pa ndihmën tuaj. I kemi 48 zotime, por zotimi kryesor është të mundim krimin. Ju meritoni një jetë të dinjitetshme. Këtë do ta shihni gjatë katër viteve të ardhshme. Tani më 28 nëntor e shpallim ditën kur do të qeverisët më mirë. Ju ftoj që ta bashkëqeverisim qytetin”, tha Haskuka.

E kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ofroi ndihmën dhe eksperiencën Haskukës, shkruan tg. “Ku ma bukur se me 28 nëntor se me festuar në qytetin e bashkimit kombëtar. Ju lumtë qytetar të Prizrenit. Jam i sigurt që ditë të mira po vijnë për Prizrenin dhe të këqija për kriminelët. Do jem këtu në Prizren sa herë ka nevojë Mytaheri për ta ndihmuar”, tha Ahmeti. Kujtojmë se pas numërimit të të gjitha votave, (edhe pse nuk është bërë certifikimi i rezultateve) Haskuka ka fituar të drejtën për ta drejtuar qytetin për katër vjet.
24171801_1570775792979800_763593635_n

24171801_1570775792979800_763593635_n-e1511875938687-780x439

24171825_1570779396312773_372536842_n

24172511_1570768266313886_1505323543_n

24204912_1570766246314088_785761254_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: